5 shkolla dhe 500 studentë – Trajnime për Sigurinë e Rrugës

Gjatë ditëve të fundit, ekipet Sociale dhe të Sigurisë & Shëndetit në Voltalia zhvilluan një fushatë ndërgjegjësimi mbi sigurinë në rrugë në 5 shkolla përgjatë rrugës që të çon në parkun diellor të Karavastasë.

Në kuadër të Planit të Menaxhimit të Trafikut të zhvilluar nga Voltalia, rreth 500 nxënës u trajnuan nëpërmjet demonstrimeve praktike dhe teorike, dhe secilit nxënës iu dhuruan mjete personale fosforeshente si çanta, jelekë dhe byzylykë. Fushata u prit shumë mirë nga nxënësit dhe mësuesit, dhe ne shpresojmë që të zhvillojmë aktivitete të ngjashme në të ardhmen.

Ju falënderojmë të gjithëve që na ndihmoni të ndikojmë pozitivisht në komunitet!

Ne jemi Komunitet. Ne jemi Voltalia!

Like this article?