Pyetjet më të shpeshta
Pyetjet më të shpeshta
Investimi i projektit do të jetë rreth 80 milion euro. Rreth 1% e investimit total të kompanisë për këtë projekt do të jetë i destinuar për përgjegjësinë sociale dhe investimet në zonë, në varësi, gjatë fazës së ndërtimit dhe funksionimit do të punësohen minimalisht 30% e punëtorëve nga komuniteti lokal. Ky numër mund të jetë më i lartë në varësi të aftësive të punonjësve dhe llojit të aktiviteteve ose shërbimeve që do të ketë nevojë projekti. Gjatë ndërtimit, rreth 200 njerëz do të punësohen dhe gjatë operimit numri i të punësuarve do të jetë 10-15 të punësuar direkt dhe 20-50 indirekt.
Kompania ka marrë të drejtën për të ndërtuar këtë park nëpërmjet një proçesi tenderimi dhe kompania ka dhënë një çmim shumë të ulët prej 24.89 euro për megavat.
Ervin Buzi (RED Fier) – Energjia do të transmetohet në Nënstacionin e Fierit dhe do të menaxhohet nga OST. OST dhe ERE si entitete rregullatore po shohin mundësinë që nëse ka mbiprodhim në vend do të reduktohet çmimi i energjisë për të gjithë Shqipërinë. Ulja e çmimit të energjisë nuk është një synim që mund të vendoset nga kompania (Voltalia/Karavasta Solar)
Zbatimi i Projektit pritet të fillojë në Mars 2022 dhe do të zgjasë 14 muaj.
Gjatë ndërtimit nuk do të ketë bllokime të rrugëve. Makineritë bujqësore do të lejohen të kalojnë në zonat pranë projektit, por mund të ketë rrugë alternative për të aksesuar tokat në rastet ku përmirësimi i rrugëve/urave është i nevojshëm. Zhvilluesi do të përgatisë plane të veçanta menaxhimi për të garantuar një zbatim të mirë të projektit. Një nga këto plane do të jetë Plani i Manaxhimit të Trafikut për të kontrolluar trafikun dhe lëvizjen e mjeteve në zonën e projektit dhe për të minimizuar impaktin e tij. Në raste kur do të ketë punime të veçanta do të komunikohen njoftime përpara fillimit të punimeve.