Kalo te përmbajtja kryesore

Plani i Rekuperimit të Mjeteve të Jetesës (LRP)

Plani i Rivendosjes së Mjeteve të Jetesës (PRJ) është një dokument që përmban një regjistër të procedurave, veprimeve dhe angazhimeve që do të ndërmerren për të kompensuar njerëzit dhe familjet e prekura nga Projekti, në përputhje me ligjet e Shqipërisë, politikat mjedisore dhe sociale të zbatueshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Qëllimi i tij është të sigurojë që personat e ndikuar nga Projekti të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të jenë në gjendje të rikthejnë, dhe kur është e mundur të përmirësojnë, mjetet e tyre të jetesës pas zbatimit të Projektit.

LRP-ja përfshin informacionin e mëposhtëm:

Përmbledhje e Projektit

  • Përshkrimi i projektit dhe aktiviteteve të tij.
  • Identifikimi i zonave dhe personave që mund të preken nga projekti.

 

Vlerësimi i Ndikimeve

  • Mënyra se si projekti mund të ndikojë në tokën, kulturat bujqësore, bizneset, punësimin, aksesin në burime ose aktivitete të tjera të lidhura me mjetet e jetesës.
  • Masat e marra për të shmangur ose reduktuar këto ndikime.

 

Informacioni Bazë

  • Informacion socio-ekonomik për familjet dhe komunitetet e prekura.
  • Burimet ekzistuese të të ardhurave, përdorimi i tokës, aktivitetet bujqësore dhe grupet vulnerabël.

 

Masat për Rikthimin e Mjeteve të Jetesës

  • Veprime praktike për të ndihmuar njerëzit të rikuperojnë mjetet e tyre të jetesës, si mbështetja për bujqësinë, trajnimet, asistenca për bizneset ose masa të tjera të përshtatura sipas nevojave.
  • Mbështetje shtesë për familjet vulnerabël.

 

Angazhimi i Palëve të Interesit

  • Mënyra se si personat dhe komunitetet e prekura do të informohen dhe konsultohen.
  • Mundësitë për pjesëmarrje gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit.

 

Mekanizmi i Ankesave

  • Një proces transparent përmes të cilit personat mund të shprehin shqetësime, të bëjnë pyetje ose të paraqesin ankesa.
  • Procedurat për shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave.

 

Zbatimi, Monitorimi dhe Raportimi

  • Rolet dhe përgjegjësitë për zbatimin e LRP-së.
  • Monitorimi i progresit dhe rezultateve.
  • Vlerësimi nëse mjetet e jetesës janë rikthyer me sukses.

Udhëzuesi për Blerjen dhe Kompensimin e Tokës (GLAC) përshkruan në terma të thjeshtë procedurën e aplikuar nga Voltalia për të llogaritur vlerën e kompensimi për blerjen e tokes dhe ndikimet në jetesën qe lidhen me projektin.

Ky LRP eshtë përgatitur nga Steyn Reddy Associates (SRA), në bashkëpunim të ngushtë me dhe në emër te Voltalia SA, dhe deges së saj teresisht në pronësi të Shqipërisë, Karavasta Solar sh.pk (Voltalia).