Karavasta Solar është një projekt fotovoltaik diellor 140 MW i fituar nga Voltalia, pas një procesi tenderimi ndërkombëtar të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Republikës së Shqipërisë (“MIE”) dhe i mbështetur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“BERZH”).
Vendndodhja dhe madhësia e tokës, kapaciteti i instaluar, pika e lidhjes dhe termat dhe kushtet e PPA-së janë përcaktuar dhe vendosur nga MIE.
Që atëherë, MIE i ka dhënë Voltalia-s të drejtat për tokën e vendndodhjes dhe ekipi i Voltalia-s ka negociuar dhe nënshkruar marrëveshjet kryesore. Janë lidhur Marrëveshja e Zhvillimit të Projektit, Marrëveshja e Blerjes së Energjisë, Marrëveshja Përfundimtare, Marrëveshja e Lidhjes, Marrëveshja e Bashkëpunimit. Paralelisht, janë dhënë ose miratuar lejet kryesore: leja mjedisore, leja e ndërtimit për parkun fotovoltaik, leja arkeologjike etj. Për më tepër, shumica e studimeve kanë përfunduar ose janë afër përfundimit: VNMS-ja dhe 5 studime të tjera që vërtetuan përshtatjen e vendndodhjes.
Ky uebsajt ofron informacion shtesë mbi aspektet mjedisore dhe sociale të projektit. Këto aspekte janë thelbësore për të garantuar zbatimin afatgjatë të impiantit.




