Parku Fotovoltaik Karavasta – 140 MW
Zhvillimi i parë i Voltalia-s në Shqipëri

Grupi Voltalia

Themeluar ne 2005, Voltalia është një kompani ndërkombëtare në sektorin e energjisë së rinovueshme e listuar në tregun e rregulluar të Euronext Paris që nga korriku 2014.

Prodhues i Energjisë dhe Ofrues i Shërbimeve në prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli, era, uji dhe biomasa duke kombinuar gjithashtu zgjidhjet e ruajtjes.

Si një kompani e integruar industriale, Voltalia zhvilloi përvojë të fortë në të gjithë zinxhirin e vlerës së një projekti energjie të rinovueshme që nga zhvillimi dhe financimi i projekteve, inxhinierimi, prokurimi, ndërtimi dhe operimi dhe mirëmbajtja.

Grupi është aktiv në 20 shtete, duke siguruar shërbime te klientët e tij në të gjithë botën.

Më 31 shtator 2021, Voltalia kishte një kapacitet operativ dhe në ndërtim prej më shumë se 1.9 GW dhe një portofol projektesh në zhvillim që përfaqësonin një kapacitet total prej 10.7 GW.

Voltalia në Shqipëri

Voltalia ka filluar të bëjë biznes në Shqipëri në vitin 2018 me një pjesëmarrje të pasuksesshme në tenderin e parë të një projekti energjie diellore organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë (MIE)

Pavarsisht këtij rezultati, Voltalia ka treguar interes të madh në ndërtimin e projekteve të parqeve fotovoltaike 2.5 MW FiT-Solar. Deri më tani, Voltalia ka ndërtuar 3 parqe të tilla për palë të treta.  Këto 3 projekte janë duke operuar prej disa muajsh tashmë dhe kanë kontribuar në forcimin e imazhit të Voltalia midis aktorëve të energjisë diellore.

Në 2020 dhe 2021, Voltalia garoi në tenderin e dytë dhe të tretë të organizuar nga MIE dhe financuar nga BERZH për të zgjedhur kompaninë që do të zhvillonte, financonte,  ndërtonte, operonte dhe mirëmbante projektet: Parku Fotovoltaik Karavasta dhe Parku Fotovoltaik Spitalla. Në të dyja rastet, Voltalia ka propozuar cmimin më konkurrues dhe ka fituar projektet.

Voltalia është duke zhvilluar në mënyrë aktive projekte të gjelbra në zona të reja në partneritet me kompani lokale dhe duke promovuar zhvillimin ne zonat rurale. Projektet e synuara janë kryesisht në parqe fotovoltaike dhe energji ere. Por jo vetëm.

Voltalia po punon gjithashtu në projekte agrodiellore, ku prodhimi i ushqimit dhe prodhimi i energjisë janë të kombinuara për shfrytëzimin maksimal të tokave. Rreth 20% e PBB-s së Shqipërisë mbështetet në bujqësi që punëson rreth 60% të popullsisë (që nga viti 2020). Prandaj, projektet agrodiellore (dhe agrovoltaike) janë ndër zgjidhjet më efektive për një ekonomi rurale në rritje.

0
ndërtim
0
hektarë
0 MWp
fuqi
0
panele diellore dyfaciale
0 GWh
në vit